Ftesa e Ahmetit, Aliti: Faktorit shqiptar duhet konsoliduar

Ftesës së kreut të BDI-së, Ali Ahmeti ndaj partive shqiptare për tryezë të pëbashkët duhet ti përgjigjen pozitvisht të gjitha partitë.Kështu vlerëson analisti politik Faton Aliti, sipas të cilit momenti politik imponon konsolidimin e faktorit politik shqiptar.

Marketing

Ai madje shprehet se kërkesa për takim të përbashkët mes partive shqiptare ka qenë kërkesë e partive gjatë fushatës.

“Mendoj se ishte koha të bëhet një thirrje e tillë posaqërisht duke pasur parasysh edhe deklaratat e të gjithë partive politike shqiptare gjatë fushtës, të ciulët insistonin një tryes të përbashkë në të cilën do të koordinoheshin qëndrimet për çështjet më të rëndësishme të themi sa i përket shqiptarëve në Maqedoni. Në këtë takim mendoj se është mirë të përgjigjen  të gjithë dhe në këtë mënyrë të dëmshmojmë se interesin e përgjithshëm e kanë mbi atë grupor apo partiak dhe në të cilën do të arrinin koordinim për politikat në të ardhmen sa i përket eurointegrimeve dhe në veçanti sa i përket kandidaturës së kryeministrit”. – tha analisti Faton Aliti.(Tvm 2)