Barcelona ka marrë një pikë në udhëtim të Espanyol.
Dy ekipet katalonase barazuan me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 24-të të La Ligas.
Golat për Barcelonën i shënuan Pedri në minutën e dytë dhe De Jong në minutën e gjashtë shtesë.
Derisa për Espanyolin shënuan Darder në minutën e 40-të dhe De Tomas në minutën e 64-të.
Në minutat e fundit gjyqtari dha dy kartonë të kuq, duke përjashtuar nga loja Piquen dhe Melamed.
Me këtë barazim, Barcelona mbetet e katërta me 39 pikë, 15 pikë poshtë kreut që e mban Real Madridi.