Ndeshja e boksit mes kubanit David Morrel dhe kazakut Aidos Yerbossynuly , e vlefshme për titullin WBA në kategorinë super të mesme, pati një përfundim dramatik.
Në raundin e dymbëdhjetë, boksieri kazak u rrëzua në tapet, duke i rënë të fikët dhe duke e detyruar arbitrin të pezullonte ndeshjen dhe të sigurohej për gjendjen e tij.
Ambulanca e çoi menjëherë Yerbossynuly në Qendrën Mjekësore të Qarkut Hennepin. Gjendja e tij u shfaq menjëherë e rëndë. Menaxheri shpjegoi se boksieri u operua për një hemorragji në tru dhe u vendos në koma të induktuar.
Kubani, pavarësisht se kishte vënë re gjendjen e kundërshtarit, fillimisht e tallte atë , dhe më pas e goditi me një goditje shumë të fortë në të djathtë. Në fund ai festoi me një kërcim si Cristiano Ronaldo.
https://twitter.com/ESPNKnockOut/status/1589263836481060864?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Ffund-dramatik-ne-boks-boksieri-bie-ne-koma-nga-goditja-e-fuqishme-rivali-feston-ne-stilin-e-ronaldos%2F