“Fundi i botës” viti 2100? “Do zhduken dy të tretat e akullnajave”

Apelet e shqetësuara të shkencëtarëve kanë rënë vazhdimisht në vesh të shurdhër, por një studim i fundit duket se konfirmon frikën e tyre më të madhe.

Marketing

Ai tregon se akullnajat jo vetëm po zhduken, por ritmet e këtij fenomeni janë edhe më të shpejta nga sa mund të mendohej.

Tashmë ka një datë për apokalipsin e klimës: Në vitin 2100, sipas ekspertëve, dy të tretat e akullnajave të globit mund të zhduken.

Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akullnajat që ka në zona të ndryshme të Tokës shkencëtarët përdorën simulime kompjuterike. Si bazë për këto simulimeve u supozuan rritje të ndryshme të temperaturës dhe u përllogarit se sa prej akullnajave do të shkriheshindhe se si shkrirja e tyre do të rriste nivelet e detit.

Në kushtet aktuale mendohet se krahasuar me periudhën para-industriale planeti do të arrijë një rritje temperature prej 2.7 gradësh Celsius, që do të thotë se deri në vitin 2100 rreth 32% e masës së akullnajave në Tokë do të zhduket.

Autori kryesor i studimit David Rounce, studiues i akullnajave dhe profesor inxhinierie në Universitetin Carnegie Mello, thotë megjtihatë se ka ende mundësi që njerëzimi ta kufizojë numrin e akullnajave që mund të humbasë. Një botim i revistës shkencore “Geophysical Research” bëri përpara disa kohësh një lidhje mes shkrirjes së akujve në Arktik dhe ngjarjeve ekstreme të motit si thatësiraa, përmbytjet, moti shumë i nxehte dhe ai shumë i ftohtë.

Greenpeace pretendon se planeti është “ngrohur në nivelin që vë në rrezik jetën e miliarda njerëzve.”