Fundi i epokës së “Robbery”-së te Bayern Munchen

Dy futbollistë që kanë shkruar historinë në dekadën e fundit me Bayern Munchen nuk do të veshin më fanellën e kampionëve të Gjermanisë, duke nisur nga sezoni që vjen.Arjen Robben dhe Franck Ribery, dy veteranët e sulmit të bavarezëve, nuk do të luajnë më në Mynih, e me të gjitha gjasat as në Bundesligën gjermane.

Marketing

Holandezi Robben, i cili zbarkoi te Bayerni në verën e vitit 2009 për vetëm 24 milionë euro, u imponua përmes golave dhe teknikës, duke mbajtur fanellën me numrin 10 për plot 10 sezone me radhë.

Me fanellën bavareze, ai preku pikën më të ulët të karrierës, duke humbur një penallti në finalen e Champions League ndaj Chelseat, por duke arritur gjithashtu në majën më të lartë, me golin vendimtar në finalen ndaj Dortmundit.

Robben i dha suksesin Bayernit duke kompletuar “tripletën” e parë dhe të vetme deri tani në historinë e klubit.
Edhe Franck Ribey nuk do ketë mundësi të rinovojë kontratën. Francezi u ble nga Marseja në vitin 2007, duke u bërë një simbol i Bayernit, por tani do të sakrifikohet për të rinovuar ekipin e për t’iu lënë vend talentëve si Gnabry, Koman dhe Davis.