“Fundjava pa TVSh”, Omeri: Tri ditë për skenimin e faturave

“Fundjava pa TVSh” do të vlejë për llogaritë e skenuara më 10, 11 dhe 12 tetor. Shuma maksimale e TVSh–së së kthyer për një person mbetet 30 mijë denarë. Por, kujdes! Kësaj radhe keni vetëm tri ditë afat për të skenuar faturat fiskale e për të kthyer maksimumin e TVSh-së.

Marketing

Nëse e skanoni faturën e blerë gjatë kësaj fundjave pas këtij afati, do të ktheni vetëm përqindjen e TVSh-së që keni kthyer deri tani me masën “TVSH-ja ime”. Paratë do të fillojnë të kthehen në afat prej 15 ditëve nga dita e skenimit.

“Të gjithë qytetarët të cilët përdorin aplikacion “TVSH-ja ime” për llogaritë fiskale të cilat do të jepen këto tri ditë, nëpërmjet skenimit të tyre për blerje të produkteve vendore, pajisje kompjuterike do të u kthehet TVSh-ja e plotë. Për të kthyer TVSh-në qytetarët duhet që të skenojnë llogaritë fiskale në afat prej 3 ditëve kthimi i TVSh-së për qytetarët të cilët kanë blerë në këto tri ditë do të kthehet në afat prej 15 ditësh nga dita e dhënies së llogarisë fiskale më së voni në muajin tetor.”,- tha drejtori i DAP-it, Faruk Omeri.