Fundjavë kryesisht me diell, shi i mundshëm të hënën
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare në nivel lokal. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht në pjesët lindore të vendit dhe përgjatë Luginës së Vardarit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 30 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës pritet mot stabil, kryesisht me diell dhe me vranësira të moderuara. Të hënën parashikohen reshje të reja shiu dhe jostabilitet lokal, ndërsa nga e marta moti përsëri do të stabilizohet, me rritje graduale të temperaturave. / Aktuale.mk
