Fundjavën e ardhshme votimi në Kuvend – Më 24 Qershor nis punën Qeveria – Mickoski?!

Këtë fundjavë, listat me propozimet për eshalonin e parë qeveritar, duhet të miratohen nga organet partiake të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Mickoski duhet të vendos nëse me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Transportit do të udhëheqin nënkryetarët partiak, Aleksandar Nikolovski dhe Vlado Misajlovski, por ekziston mundësia që Nikolovski ta merr pozitën e Zv/Kryeministrit.

Për Ministrinë e Brendshme planifikohet Pançe Toshkovski, me Financat Gordana Dimitrievska – Koçovska, kurse me Ministrinë e Jashtme – Timço Mucunski.

Me Arsimin pritet të udhëheq Vesna Janevska, Ministrinë për Sport – Borko Ristovski, Kulturë dhe Turizëm – Zoran Lutkov, me digjitalizimin Stefan Andonovski, Bujqësinë – Cvetan Tripunovski, kurse për Energjetikë – Tanja Bozhinovska.

Për partnerët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, për partinë e Serbëve planifikohet resori I marrëdhënieve midis komuniteteve kurse për Romët – Ministria pa portofol.