Fundoset anija e mallrave jashtë bregut të Turqisë – gjashtë të vdekur

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një anije mallrash e cila ishte nisur nga Rusia për në Turqi.
Brenda anijes kanë qenë gjithsej 13 persona, duke përfshirë 11 ukrainas dhe dy shtetas të Azerbajxhanit, shkruan Euronews.

Marketing

Rojet bregdetare kanë bërë të ditur se kanë pranuar një sinjal alarmues ku bëhej fjalë për një “fundosje të mundshme”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se anija e cila ishte nisur nga porti i Azovit të Rusisë, ka qenë duke transportuar thëngjill.