Fundoset anija me emigrantë në Mesdhe

Një varkë me të cilën po udhëtonin 45 emigrantë në ujërat e Mesdheut është shpallur e zhdukur ditën e sotme.

Marketing

Kjo nuk është varka e parë e cila zhduket gjatë kësaj jave.

Një roje bregdetarë në shtetin italian para disa ditësh nxori trupat e pajetë të 9 personave dhe shpëtoi 22 të tjerë, pas mbytjes së një tjetër varke.

Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të vitit 2023, duke tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror nga Afrika Veriore për në Europë.

Sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara, ky është tremujori i parë me më së shumti raste të vdekjeve në gjashtë vjet.

Organizata Ndërkombëtare për Migracion ka regjistruar 441 vdekje në muajt janar-mars, për rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë, ku është theksuar se numri i vdekje mundet të jetë më i madh sesa është dokumentuar.