Funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje: zëvendëskryeministrat Sadulla Duraku dhe Bujar Osmani, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ai i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ministri i Ambientit Jetësor Naser Nuredini dhe ministri për Investime Isen Xhemaili, zëvendësministra, sekretar shtetëror, deputetë, kryetar komunash dhe funksionar tjerë, sot do të qëndrojnë për vizitë në disa vendbanime të Komunës së Sarajit.
Agjenda e vizitës:
Ora 13:00: Inspektim të punimeve për ndërtimin e sallës së sportit në shkollën fillore “Sami Frashëri” në fshatin Gllumovë
Ora 14:00: Vizitë në kompaninë “Eko Farm Shishovë” në fshatin Shishovë-Komuna e Sarajit
Ora 15:00 : Vizitë në kompaninë “JUS MB” në Saraj
Ora 15:30: Vizitë në fshatin Bukoviç të Komunës së Sarajit
Ora 18:00: Takimin me qytetarët që e organizon Komuna e Sarajit, ku kryetari i kësaj komune Blerim Bexheti para qytetarëve do të jep llogari për punën dy vjeçare .