Funksionarët e BDI-së mbeten, fotografohen “bashkë”

Derisa në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut zhvillohej seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re, në Facebook funksionarët e BDI-së publikuan fotografi ku shihen të gjithë bashkë.

Marketing

Fotografinë e publikoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe e shoqëroi me mbishkrimin:“Bashkë”.

Kujtojmë se BDI nuk do të ketë ndryshime në përfaqësimin e saj në Qeveri, pasi edhe në Qeverinë e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski ka propozuar figurat e njëjta.

Për ministër për Sistem Politik është propozuar Artan Grubi, për Punë të Jashtme – Bujar Osmani, për Financat – Fatmir Besimi, për Ekonominë – Kreshnik Bekteshi, për Mjedisin Jetësor dhe Planifikim Hapësinor – Naser Nuredini. Ndryshim do të ketë vetëm te funksioni që do të bartë Jeton Shaqiri. Ai është propozuar të udhëheqë me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, ndërkaq në Qeverinë Zaev 2 udhëhoqi me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë.

Propozimi i emrave të njëjtë u kritikua nga opozita shqiptare në Kuvend, por nga BDI thanë se riemërimi vjen si rezultat i mbështetjes që mori BDI në zgjedhjet lokale.