Funksionarët e BDI-së takojnë afaristët në Vizbeg: Krijojmë kushte të volitshme për zhvillim të biznesit

Në kuadër të takimeve në Komunën e Çairit, zyrtarë ta lartë të BDI-së në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetë, kryetar komunash dhe funksionarë tjerë gjatë ditës së sotme kanë realizuar një takim pune me afaristët e Zonës Industriale të Vizbegut.

Marketing

Në këtë takim, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i njoftoi afaristët me Planin për zhvillim ekonomik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për investimet në infrastrukturën rrugore dhe komunale që realizohen parashihen të realizohen në këtë zonë industriale me qëllim që të përmirësohen kushtet për punë si dhe për masat e Qeverisë që ndikojnë në zhvillim ekonomikë. Ai gjithashtu tha se është zgjedhur edhe kompania ndërtimore që do të ndërtojë autostradën Shkup drejt kufirit të Bllacës me Republikën e Kosovës, projekt ky që është shumë i rëndësishëm për kompanitë nga kjo zonë industriale por edhe për zhvillim të biznesit në tërësi.

Afaristët nga Zona industriale e Vizbegut u njoftuan me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për parandalimin e larjes së parave që u miratuan me procedurë të shkurtuar më 27 dhjetor të vitit të kaluar, pragu i pagesës në kesh u rrit në 3,000 euro, në vend të asaj që ishte më herët në 500 euro . “Dispozita e parashikuar, në periudhën nga 1 qershori 2019 deri më sot, ka shkaktuar kufizime për një numër të madh të qytetarëve, të cilët sipas nevojave të tyre, të drejtën për pagesë në kesh për mallra dhe shërbime mbi 500 euro në vlerë të denarit nuk mund të ta përdorin për shkak të dispozitës kufizuese, e cila vendos detyrime shtesë për qytetarët. Me ndryshimet e fundit të propozuara nga ne ky prag ritet në 3 000 euro, që është njëherë edhe kërkesa edhe e afaristëve”, u theksua në takim.

Zyrtarët e BDI-së dhe afaristët bashkëbiseduan edhe për problemet me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre dhe për thellimin e bashkëpunimit me pushtetit qendror me qëllim të zgjidhjes së tyre. U diskutua edhe rreth problemeve të afaristëve të zonës industriale dhe administratën e Komunës së Cuçer Sandevës me ç’rast u arrit dakordësi që këto çështje të zgjidhen bashkërisht sa më shpejt.