Tetëdhjetë e tetë prej 120 deputetëve kanë përdorur mediume sociale në vitin 2019. Kabineti qeveritar ka pasur 24 prej gjithsej 26 ministrave onlajn, ndërsa numri aktiv i kryetarëve të komunave së paku në një medium social këtë vit arrin 74 prej gjithsej 81, tregoi Analiza e Institutit për menaxhim të mirë dhe perspektiva euro-atlantike (IDUEP), njofton KOHA.
Krahasuar me hulumtimet e kaluara të bëra në vitin 2017 dhe 2018, pothuajse gjithkund shënohet rënie ose stagnim i shfrytëzimit aktiv të mediumeve sociale nga ana e funksionarëve publik.
Diçka më shumë se dy të tretat ose 87 deputetë ishin aktiv në Fejsbuk në vitin që po kalon. Vijon Instagrami, ku aktivitete të tyre onlajn kanë pasur 23 deputetë, ndërsa në thellësinë e listës është Tuiter, i cili ka qenë i popullarizuar mes 10 për qind të deputetëve, përkatësisht si mënyrë të komunikimit e kanë zgjedhur 12 deputetë. Statistika tregon se gjithsej 10 deputetë njëkohësisht kanë përdorur Fejsbuk, Tuiter dhe Instagram, ndërsa 31 deputetë nuk kanë pasur profil të tyre ose kanal në cilindo medium social në vitin 2019.
Krahasuar me Analizën e parë në këtë temë të bërë nga IDUEP në vitin 2009 shënohet rritje e nurmit të deputetëve të cilët janë të pranishëm në Fejsbuk.
Analiza më tutje tregon se 24 nga 26 ministra në Qeveri janë aktiv në Fejsbuk në vitin 2019, që paraqet rritje stabile dhe të krahasuar me vitet paraprake. Në vitin 2017 ai numër ka qenë 20 ministra, ndërsa në vitin 2018 është shënuar edhe rritja e parë, përkatësisht 23 anëtarë të kabinetit qeveritar ishin të pranishëm në rrjetin me numër më të madh social.
Zvogëlim në krahasim me vitin e kaluar është vërejtur te prania e anëtarëve të Qeverisë në Tuiter dhe Instagram. Instagrami ka qenë përzgjedhja e 11 ministrave, ndërsa 10 kanë vendosur të jenë aktiv në Tuiter.
Krahasuar me vitin 2017 tetë ministra kanë pasur profil në Tuiter, ndërsa 10 në Instagram, krahasuar me vitin 2018: 14 ministra ishin në Tuiter dhe 14 në Instagram.
Kryeministri aktual Zoran Zaev, si dhe kryeministri i sapopropozuar Oliver Spasovski njëkohësisht janë aktiv në të gjitha rrjetet sociale të përfshira në këtë analizë: Fejsbuk, Instagram dhe Tuiter.
Zvogëlim të aktiviteteve në mediumet sociale është vërejtur edhe te njësitë e vetëqeverisjeve lokale, 74 nga gjithsej 81 kryetarë të komunave ishin aktiv në Fejsbuk në vitin 2019. Në vitin 2017 ai numër ka arritur 80, ndërsa në vitin 2018: 79 kryetarë të komunave janë aktiv në rrjetin më të madh social.
Në Tuiter në vitin 2019 janë aktiv vetëm pesë kryetarë të komunave, ndërsa në Instagram ai numër arrin 25.
Te prania komunale janë vërejtur statistikat në vijim për vitin 2019: Ueb faqe kanë të gjitha 81 komunat në vendin tonë, 55 janë të pranishme në Fejsbuk, pesë në Tuiter, ndërsa 12 komuna ofrojnë mundësi të kontaktohen në Instagram. Njëkohësisht ueb faqe të tyre si dhe prani në mediumet sociale (Fejsbuk, Tuiter dhe Instagram) kanë Qyteti i Shkupit dhe komuna Karposh, ndërsa sërish, në erën e digjitalizimit, madje 23 komuna nuk kanë qasje nëpërmjet ndonjërit rrjet social.
Për nevojat e Institutit analizën e ka përpunuar Bojan Kordalov, specialist për marrëdhënie me opinionin dhe mediumet e reja, ndërsa në mënyrë aktive ishin përfshirë edhe Tea Boshkova, Velimir Lav Iliq, Ema Pavlovska dhe Aleksandra Bogdanovska – studentë të vitit të dytë në degën e “Marrëdhënieve me opinionin” pranë fakultetit “Justiniani i Parë” – Shkup. (koha.mk)