Firma “Triterol DOOEL” – Strumicë njësia rajonale në Berovë, ka tentuar që në mënyrë joligjore të merr transportin e nxënësve në Berovë. Sipas Radios Evropa e Lirë, kjo është organizuar nga ana e kryesuesit të Këshillit komunal nga radhët e LSDM-së, i cili është edhe i punësuar në firmë.
Autobusët e regjistruar me emër të firmës,ditën e parë të vitit të ri shkollor (3 shtator) nxënësit e shkollës fillore “Dedo Iljo Malleshevski” në Berovë i ka pritur në vendin e zakonshëm. Ndërsa i ka transportuar pa marrëveshje dhe pa leje nga kryetari i komunës dhe derisa bisedimet për tender kanë qenë në rrjedhë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas informacioneve të REL, shkolla e Berovës ka shpallur tender më 6 gusht për transportin e nxënësve, ndërsa shpallja u anulua për shkak të një oferte (firma Berovo Trans), e cila ka ofruar çmime jo reale sipas tregut.
Shkolla më pas ka filluar procedurë për negociata pa shpallje publike, e që është shfrytëzuar nga ana e firmës Triterol.
Sanja Jakimovska, e cila është drejtuese e firmës “Berovo Trans” thotë se Triterol ka vepruar në kundërshtim me ligjin.
Ndërsa kryetari i Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski nga LSDM, thotë se nuk është i njoftuar për këto parregullsi.
“As nuk e di, as nuk jam i njoftuar me angazhimin e kryetarit të Këshillit të Komunës së Berovës, nëse ekziston konflikt interesi nëse është atje i punësuar, kërkoni përgjigje nga institucione kompetente”, tha Pekevski.