Fuqitë që nuk e njohin Kosovën po e marrin Evropën

Nga rezultat i i dobët i listës së Emmanuel Macron deri te fitoret e Marine Le Pen dhe Mateo Salvinit, rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Parlamentin evropian nuk shihen si lajme të mira për Kosovën.

Marketing

Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen ka fituar dje në Francë numrin më të madh të ulëseve në Parlamentin evropian duke mposhtur edhe listën e presidentit Emmanuel Macron, kanë dëshmuar rezultatet premilinare.

Marine le Pen, udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathë, dje gjatë ditës ishte raportuar se kishte dalë e para në zgjedhje. Gjithsesi edhe pse Le Pen doli e para, ajo nuk arriti që të marrë më shumë ulëse në parlament sesa presidenti Emmanuel Macron.
Partia e Le Pen morri 5.3 milionë vota, ndërsa partia e Macron morri 5.1 milionë vota, përkthyer në ulëse, të dy palët nga 23 sosh.

“Politiko” shton se “Fronti Nacional” duhet të udhëhiqet nga valë nacionaliste-populiste në të gjithë Evropën, e cila parashikohet të fitojë edhe një të tretën e vendeve në Parlamentin Evropian. Rezultat të mirë ka shënuar edhe lista e Ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini.
Në gjermani rezultatet e para tregojnë se partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka arritur që të sigurojë 10 ulëse në parlament, kështu duke dalë e katërta në nivel të shtetit gjerman.

Sipas parashikimeve, vend në PE ka fituar edhe lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont i cili udhëhoqi fushatën e tij nga Brukseli. Në përbërjen e re të Parlamentit evropian partia më e fuqishme do të vazhdojë të jetë Paria popullore evropiane, Socialdemokrate dhe Aleanca liberale dhe demokrate për Evropë derisa pritet të hyjnë edhe përfaqësuesit e listës së Macronit, transmeton lajmi.net. Rezultatet e para të zgjedhjeve sipas ndarjes së anëtarëve të BE-së kanë sjell edhe projeksionet e përbërjes së mundshme të Parlamentit të ri evropian.

Marketing