Fuqizohen shqiptarët në Mal të Zi, Tuzi sot bëhet komunë me të drejta të plota

Kryetari i Forcës së re Demokratike në Mal të Zi, Nazif Cungu ka deklaruar se nga sot Tuzi do të bëhet komunë me të drejta të plota, duke hapur një kapitull të ri.

Marketing

Ai ka shkruar se do të punojnë për premtimet që u kanë dhënë vouesve. “Prej datës 1 shtator 2018, Tuzi me ne fund do te jete komune me te drejta te plota , duke hapur kështu një kapitull te ri ne jetën politike dhe ekonomike te kësaj treve. Komuna e Tuzit përben padyshim arritjen me te madhe te koalicionit “Shqiptaret e vendosur”, dhe ne te ardhmen, po me këtë vendosmëri, do te punojmë edhe për arritjen e qëllimeve te tjera qe u kemi premtuar votuesve. Gëzuar dhe pune te mbare!” ka shkruar Cungu në Facebook.

Prej 27 vitesh shqiptarët e Tuzit kërkonin shpalljen komunë, ndaj, për atë që do të jetë një ditë historike, aktivitetet në Tuz kanë nisur që të premten.

Vitin e kaluar, Parlamenti i Malit të Zi miratoi Ligjin për Organizimin Territorial, me të cilin Tuzi bëhet komunë e pavarur me të drejta të plota vetëqeverisëse.

Marketing