Furkan Saliu: Bekim Sali s’paska ardh në debat a.. Pse çka pritet!?

Bekim Sali, kandidat i Alternativës, ASH-së dhe VMRO-DPMNE-së për komunën e Çairit pasi nuk u paraqitë në debatin e fundit në televizionin nacional KLAN për ti ndeshur idetë dhe programet me kundër-kandidatët e tij, në opinion është komentuar në mënyra të ndryshme.
Gazetari Furkan Saliu ka komentuar se Bekim Sali ka kohë të endet rrugëve të Çairit me bashkëpunëtoren e Nikolla Gruevskit, duke aluduar në kandidaten për qytetin e Shkupit, Danella Arsovska, por nuk ka guxim të paraqitet në debate televizive për ti ndeshur idetë, projektet dhe planet për Çairin.
“Bekim Sali s’paska ardh’ sonte në debat a… Hehe, paaaj pse çka pritet? Se tu shëtite rrugëve me ish bashkëpunëtoren e Gruevskit ka me m’su për vlerat e demokracisë a?”, ka komentuar gazetari Furkan Sali.

Marketing

Burime të sigurgta nga Prishtina bëjnë të ditur se Bekim Sali nuk është paraqitur edhe në debatin e radhës që do të emitohet të martën në emisionin debativ të platformës “Kallzo” që udhëhiqet nga gazetarja e njohur Jeta Xharra.
Aryseja kryesore që Sali nuk paraqitet në debate është mungesa e arsyetimit për uzurpimin e pronës publike nga ana e bartësit të listës së këshilltarëve të koalicionit të tij, Zudi Enes Koka. Jo vetëm për uzurpimin e pronave publike, Sali nuk ka përgjigje edhe për çështje tjera programore për të cilat i ofron si zgjidhje, a komuna e Çairit ka vite qe i zbaton.
Ndryshe nga Bekim Sali, tre kandidatët tjerë për Çairin, Visar Ganiu nga radhët e BDI-së, Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa dhe Misin Gradinja nga PDSH janë paraqitur në dy debatet televizive dhe kanë dhënë versionin e tyre se si duhet të duket Çairi në të ardhmen.
Në opinionin reagime të shumta kishte edhe për mos paraqitjen e Bekim Sali në takimin miqësore (takim kafeje) ku tre kandidatët në një organizim nga TV21 në Çarshinë e vjetër të Shkupit u ulën bashkë me qëllim që të përçohet porosi për një fushatë demokratike në të cilin do të mbisundojnë argumentet e jo fjalët boshe.