Furkan Saliu reagon nga stacioni policor: S’kam sulmuar asnjë pjesëtarë të policisë!

Gazetari Furkan Saliu, i cili u arrestua sot gjatë një ndeshje futbolli ka reaguar para pak minutash përmes një statusi në Facebook. Ai ka bërë të ditur se aktualisht ndodhet në mbajtje në në stacionin policor në Avtokomandë dhe ka hedhur poshtë pretendimet se ka sulmuar ndonjë pjestarë të policisë.

Marketing

Përshëndetje,

Jam Furkan Saliu.

Për shkaqe objektive nuk mund të shkruaj në profilin tim personal. Për momentin po mbahem në stacionin policor në Avtokomandë.

Më vjen keq që me sjelljen time ndoshta kam ndikuar që situata të eskalojë që në fund të përfundoj në pranga. Më vjen keq edhe nëse ju kam deshpëruar juve që keni besuar në punën time. Ju siguroj që unë nuk kam sulmuar polic.

Edhe pse gjithçka ka qenë e xhiruar, policia i ka fshirë materialet në stacion policor.

Sa i përket armës që është gjetur në veturën time… Arma është me leje dhe është gjetur në veturën time. Gjatë arrestimit tim telefoni, çelësat me kanë rënë prej xhepi dhe kameramani im i ka marrë.

Pa urdhër të gjykatës dhe pa qenë unë prezent si pronar i veturës është kontrolluar nga njesiti special.

Vepra e cila më ngarkohet, sulm ndaj nëpunesit policor nuk mban ujë dhe asnjëherë nuk mund të dëshmohet. Faleminderit për përkrahjen dhe shpresoj se do shihemi shumë shpejt.