Fury vë bast 1 milion funte – thotë se Wilder e nokauton Joshuan

Tyson Fury ka thënë se është i gatshëm të vë bast 1 milion funte, për meçin e mundshëm mes Deontay Wilder dhe Anthony Joshua.
Tash e sa kohë flitet për një meç të mundshëm mes Deontay Wilder dhe Anthony Joshua. Lidhur me një duel të mundshëm mes tyre ka komentuar edhe kampioni i WBC, Tyson Fury.

Marketing

Fury, i cili njihet për një ‘antipati’ në raport me Joshuan, ka thënë se është i gatshëm të vë në bast 1 milion funte, për të favorizuar një nokautim të Joshuas.

“Do të doja ta shihja atë meç, por s’mendoj se AJ ka atë që duhet për ta marrë këtë meç. Kjo është, thjesht s’mendoj se ai do të përballet me dikë që e nokauton. Ky është opinioni im personal”, ka thënë Fury për ‘Behind the Gloves”, përcjell lajmi.net.

“Wilder definitivisht do ta nokautonte Joshuan. Unë do të vija edhe bast. Do të vija bast 1 milion funte”, shtoi kampioni i WBC.

Fury ka mposhtur Wilderin në dy përballje, kurse në një tjetër ka ndarë një barazim, por me AJ nuk është përballur asnjëherë.

Marketing