Tre persona shpallen fajtorë për vrasjen e hendbollistit kroat në Shkup

Gjykatën Themelore Penale ka dënuar me 18 vjet burg Anxhelo Gjorgievskin, Klementina Levkovska gjithashtu me 18 vjet, ndërsa Andrej Kostovskin me 16 vjet, përcjell TV21. Këtë vendim me lot në sy e dha gjyqtarja Elena Ilievska Josifoviq.

Marketing

Vendimi i gjykatës vjen pothuajse katër muaj pas seancës së parë të gjykimit për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili u rrah për vdekje para një klubi nate në parkun e qytetit në Shkup.

Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 7 prill, para një lokali nate në parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin Denis Tot.

Marketing