Fushata misterioze e BDI-së që ka vërshuar rrjetet sociale

Fushata misterioze e BDI-së që ka vërshuar rrjetet sociale vazhdon edhe më tej, duke sjellë kështu kuriozitet të jashtëzakonshëm tek qytetarët në lidhje me këtë fushatë, si funksionon, cili është qëllimi i saj, pse po bëhet në këtë moment, këto e shumë pyetje të tjera po ndërlidhen e komentohen nëpër rrjetet sociale.

Marketing

Këto ditë, rrjetet sociale e në veçanti platformat facebook, twitter dhe instagram janë vërshuar nga këto dy imazhe misterioze, domethënia e së cilave ende nuk është zbuluar, gjë që e shton edhe më shumë kuriozitetin sepse as nga partia e integristëve nuk flet askush se çfarë po ndodh, dhe cili është mesazhi i këtyre dy imazheve që po qarkullojnë tashmë disa ditë me radhë.

Funksionarë të lartë të kësaj partie përfshirë këtu ministra, zëvendësministra, drejtor e shumë aktivistë partiak kanë postuar në profilet e tyre tashmë disa ditë me radhë fotografinë e gjelbër me tre pika.

Ndërsa, për tiu shtuar edhe më shumë misterit, sot edhe një tjetër fotografi e ngjashme por me një (?) pikëpyetje po qarkullon nga të njëjtët.

postimi i fotos së dytë me radhë e cila si duket është pjesë e vazhdimësisë së fotos së parë ka shtuar kuriozitetin edhe më shumë, por çfarë do të del në fund ende nuk dihet sepse askush nuk ka dal me sqarim zyrtar akoma.

Një gjë është e sigurt, kapacitetet mobilizuese të BDI janë të jashtë zakonta.

Marketing