Fushata parazgjedhore, Rufki Suma me thirrje për qytetarët dhe subjektet politike

Në Kosovë prej sot ka filluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit, kryetari i Hanit të Elezot Rufki Suma, përmes një postimi u ka bëre thirrje qytetarëve, simpatizantëve dhe subjekteve politike. Suma apelon për një fushatë të qetë, pa fyerje, pa etiketime, pa nënçmime e injorime sepse fushata një ditë përfundon, e ne si qytetarë do të mbetemi edhe më tutje pjesë e vendbanimeve tona dhe përsëri do të jetojmë bashkë me njëri tjetrin.

Marketing

Ja postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, të nderuar simpatizantë të të gjitha subjekteve politike.
Zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor 2021. Më dt.16.09.2021 ka filluar edhe zyrtarisht fushata zgjedhore si e drejtë legjitime e te gjithë qytetarëve me të drejtë vote për ti zgjedhur te preferuarit e tyre.
Meqenëse jemi në kohë Pandemie dhe nga Institucionet Shëndetësore kërkohet të mos ketë grumbullime të qytetarëve për të ruajtur shëndetin tonë, kërkoj nga të gjithë pa përjashtim të respektojmë këto institucione.
Duke ditur se Hani i Elezit është një komunë e vogël, të gjithë qytetarët njihemi mirë mes vete dhe se shumica prej nesh edhe jemi ne lidhje farefisnore me njëri tjetrin për këtë arsye Ju lus të gjithëve pa dallime politike që të respektoni njëri tjetrin, si kandidatët për kryetar ashtu edhe kandidatët për Asamble Komunale.
Të bëni një fushatë të qetë, pa fyerje, pa etiketime, pa nënçmime e injorime sepse fushata një ditë përfundon, e ne si qytetarë do të mbetemi edhe më tutje pjesë e vendbanimeve tona dhe përsëri do të jetojmë bashkë me njëri tjetrin.
Te nderuar qytetarë me të drejtë vote, Ju ftoj të dilni masivisht në zgjedhjet e 17 Tetorit dhe të votoni kandidatët që ju i preferoni.
Urime dhe suksese të gjithë kandidatëve si atyre që kandidojnë për kryetar ashtu edhe kandidatëve për Asamble Komunale.