Fushata parazgjedhore, UT me libër për gjuhën e urrejtjes

Në Universitetin e Tetovës, është promovuar libri tematik “Gjuha e urrejtjes gjatë kampanjës zgjedhore parlamentare 2020 në RMV: Efektet në sjelljen e qytetarëve në relacionet intergrupore” i cili doli si rezultat i një projekti hulumtues.

Marketing

Gjuha e urrejtjes përdoret nga qytetarët, të rinjtë, gazetarët, deputetët dhe haset gjithandej në media tradicionale, rrjetet sociale madje edhe nëpër fushatat zgjedhore, janë disa nga rezultatet e publikuara në librin” Gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore parlamentare 2020 në RMV: Efektet në sjelljen e qytetarëve në relacionet intergrupore” .

DONIKA KAMBERI – QENDRA PËR PAQE DHE KOMUNIKIM TRANSKULTUROR

“Është fryt i një pune shumë të madhe që është bërë gati për një vit e gjysëm. Ideja erdhi nga një grup studiuesish të UT-së e paraqitën iden, filllimisht nisi si projekt hulumtues dhe më pas u kanalizua përmes Qendrës për Paqe dhe menaxhim transkulturor”.

Sipas profesorit Lulzim Murtezani,sic njofton KlanM, ky libër tematik është në funksion të sensibilizimit të opinionit më të gjërë në lidhje me rëndësinë që ka kufizimi, orientimi i qytetarëve lidhur me mundësinë e përhapjes së gjuhës së urejtjes.

LULZIM MURTEZANI – PROFESOR

“Porosia është që si aktorët që ushtrojnë politikën, si aktorët tjerë të shoqërisë, të kenë kujdes dhe të ndërmarin masa në atë që në funksion të demokratizimit të shoqërisë dhe kontrollit të mënyrës se si shprehen ndjenjat e njerëzve e sidomos që kanë bazë ofendime në planin etnik, fetar, kulturor e kështu me radhë”.

Libri botohet në një kontekst shumë të dobishëm, thotë profesori Zylyftar Bregu, marë parasyshë se jemi në fushatë zgjedhore, por, sic njofton KlanM, ceku dy lëshimet e bëra nga autorët që profesorit i kanë lënë më shumë përshtypje.

ZYLYFTAR BREGU – PROFESOR

“Sigurisht si cdo botim mund të ketë probleme, dhe cdo botim ka probleme, unë përshëmbull do veçoja dy prej tyre: së pari ishte anonimizimi i atyre që ishin studiuar, pra politikanët e marë si shembuj nuk ishin me emrat e tyre por me iniciale dhe e dyta do doja që në libër të kishte kontribut të gjuhëtarëve që do ta shihnin gjuhën, fjalën, atë që ishte tema e librit edhe në aspektin semantik, semiotik dhe pragmatik”.

Në këtë botim sic u tha gjatë promovimit të librit janë përfshirë në mënyrë ekzakte shumë studime direkte, të cilat pasqyrojnë se si gjatë kampanjës të të 20tave ka qenë në përgjithësi mentaliteti, si kanë qenë perceptimet e qytetarëve lidhur me gjuhëne urrejtjes. Është botim i përbashkët i më shumë autorëve ndërkaq është botuar si iniciative e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në Universitetin e Tetovës.

Marketing