Futboll në kushte pandemie, FSHF përgatit protokoll mjekësor

Federata Shqiptare e Futbollit ka përgatitur një protokoll paraprak masash kur të rihapet kampionati.

Marketing

Përveç lojtarëve dhe stafeve teknikë do të jenë të autorizuar vetëm një numër i kufizuar personash gjatë zhvillimit të një ndeshje.

Sipas FSHF do të lejohen përveç lojtarëve dhe stafeve teknike, zyrtarët e ndeshjeve, 4 mbledhës të topave, një numër i kufizuar staf sigurie, shërbimi i zjarrfikësve e mjekësore, fotografët zyrtarë të klubeve e kameramanë të transmetimit direkt të sfidës.

Ndeshjet nuk do të nisin me lojtarët e rreshtuar dhe po krijohet mundësia që të ketë më shumë se një dhomë zhveshje për secilin ekip.

Numri i personave në tribunë do të jetë i kufizuar, përfshi dhe gazetarët. Ata do të qëndrojnë në largësi 2 metra nga njëri-tjetri.