Ballina Sport Futboll, sonte fillon sezoni i ri i Premier ligës angleze

Futboll, sonte fillon sezoni i ri i Premier ligës angleze

Sezoni i ri 2021-22 i Premier Ligës angleze fillon sonte me ndeshjen hapëse mes Brentfordit dhe Arsenalit në “Brentford Community Stadium”.

Marketing

Ndeshja do të jetë takimi i parë në ligës midis të dyja palëve që nga viti 1947, kur “Topçinjtë” fituan me rezultat 1-0 në Griffin Park, Brentford.

Manchester City, i cili përfundoi sezonin e kaluar me 12 pikë përpara rivalit Manchester United, do të përpiqet të mbrojë titullin e kampionit të ligës.

Në ndeshjen përmbyllëse të javës së parë, Man City do të vizitojë Tottenham Hotspur në stadiumin Tottenham Hotspur të Londrës, ndeshje e cila zhvillohet të dielën.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola forcoi skuadrën e tyre me mesfushorin anglez Jack Grealish.

Manchester United i menaxhuar nga menaxheri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer do të presë Leeds United në Old Trafford të shtunën.

“Djajtë e Kuq” nënshkruan me anësorin anglez Jadon Sancho nga klubi gjerman Borussia Dortmund deri në qershor 2026, me opsion për një vit tjetër.

Vendi i tretë i sezonit 2020-21, Liverpool-i, po synon një titull tjetër në Premier League nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Liverpooli i drejtuar nga Klopp ishte kampion i ligës në vitin 2020, titull të cilin klubi nuk arriti ta fitojë për 30 vjet.

Ibrahima Konate forcoi mbrojtjen e Liverpool-it duke u bërë nënshkrimi i parë i Klopp-it para sezonit të ri.

Mbrojtësi francez ra dakord për një lëvizje te Reds nga RB Leipzig pas katër sezoneve me skuadrën e Bundesligës.

Nesër, Liverpool do të përballet me Norwich City në Carrow Road.

Fituesi i Ligës së Kampionëve të UEFA 2021, Chelsea, bleu sulmuesin belg Romelu Lukaku nga Interi në një marrëveshje pesëvjeçare për të forcuar vijën sulmuese të skuadrës.

Lukaku u emërua lojtari më i mirë i Europa League në sezonin 2019-20.

28-vjeçari ndihmoi Interin të fitonte Serie A sezonin e kaluar.

Chelsea nesër do të përballet me Crystal Palace në Stamford Bridge.

Ndeshjet e para të sezonit të ri të Premier Ligës:

– E premte:

Brentford – Arsenal

– E shtunë:

Manchester United – Leeds United

Burnley – Brighton and Hove Albion

Chelsea – Crystal Palace

Everton – Southampton

Leicester City – Wolverhampton

Watford – Aston Villa

Norwich – Liverpool

– E diel:

Newcastle United. – West Ham United

Tottenham Hotspur – Manchester City

Exit mobile version