Futbolli në zi, vdes futbollisti i njohur

Phil Masinga ka ndërruar jetë natën e kaluar pas një sëmundje të gjatë, siç raportohet në mediet e Afrikës së Jugut.

Marketing

Ish-lojtari i Afrikës së Jugut ka qenë futbollist i skuadrave të njohura si Bari, skuadër për të cilën ai luajti nga viti 1997 deri në vitin 2001 dhe zhvilloi 75 ndeshje duke shënuar 24 gola. Pastaj në Itali ishte pjesë e skuadrës së Salernitana dhe skuadra të tjera si Leeds United dhe Al-Wahda, përpara se të tërhiqej nga futbolli në vitin 2002.

Buddha Mathathe, presidenti i Afrikës së Jugut dhe legjenda e futbollit njoftoi vdekjen e tij: “Ai ka ndërruar jetë, legjenda jonë ka vdekur, nuk është e drejtë, është humbje tragjike për familjen e tij dhe për të gjithë vendin. Ishte një legjendë ndërkombëtare” tha Mathathe.