Futbollistët arrijnë në Shkup, fillojnë përgatitjet për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve

Ka nisur grumbullimi i futbollisteve të përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë për përgatitjet e dy ndeshjeve të radhës në kuadër të Ligën e Kombeve.

Marketing

Maqedonia do të jetë nikoqire në të dyja ndeshje. Fillimisht, më 14 janar në Shkup, do të mirëpresë përfaqësuesen e Letonisë, ndërsa tre ditë më vonë me Ishujt Faroe.

Në këto dy ndeshje, Maqedonia hyn si lidere e grupit me dhjetë pikë, Armenia dhe Letonia janë në pozitën e dytë dhe të tretë me nga katër pikë, ndërsa Ishujt Faroe, të fundit, kanë vetëm tre pikë.

“Jam i lumtur që jam rikthyer me përfaqësuesen. Lojtarët më kanë pritur mirë, gjithashtu edhe trajnerët. Atmosfera është shumë pozitive. Shpresoj ta mbyllim këtë vit me dy fitore dhe me sukses në vendin e parë”, është shprehur Sefer Emini – futbollist.

“Është mirë të kesh seri të tillë të fitoreve, pa pranuar gol, ajo tregon se kemi cilësi jo vetëm të fitojmë por edhe ta mbrojmë rezultatin. Unë besoj se edhe në këto dy ndeshje do ta bëjmë të njëjtën”, tha Aleksandar Trajkovski.