Futbollistët dhunojnë njëri-tjetrin me grushte gjatë ndeshjes (VIDEO)

Duhet të ishte një ditë e shënuar dhe në fakt ashtu ndodhi, por për arsyet e gabuara. Një takim miqësor, për të kujtuar 50-vjetorin e krijimit të një klubi në Kosta Rika, u shndërrua në një ndeshje të mirëfilltë të “arteve marciale mikse”, pasi lojtarët e dy skuadrave nisën të ziheshin duke u goditur me grushte dhe shkelma.

Marketing

Skenat kaotike ndodhën të dielën, pas vetëm 26 minutash lojë. Për të kujtuar krijimin prej gjysmë shekulli të skuadrës Guanasteca, u zhvillua derbi me Liberia.

Të dy skuadrat janë nga e njëjta krahinë dhe të dyja luajnë në kategorinë e parë, kështu që rivaliteti është tepër i madh.

Në videot e publikuara nga mediat lokale shihen lojtarët që rrihen me njëri-tjetrin, çka detyroi arbitrin të ndërpriste takimin dhe ta riniste nga pjesa e dytë.

Ndeshja më pas përfundoi në barazim 3-3, por e gjithë vëmendja u përqendrua te sjellja e lojtarëve, të cilët u quajtën “turpi i kombit” për atë që kishin bërë.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2023/01/Bruta-TANGANA-en-el-partido-entre-el-Guanacasteca-y-Liberia-en-Costa-Rica-.-Se-dieron-de-lo-lindo.-1.mp4?_=1