Futbollistët maqedonas mirëpresin Gjermaninë

Kombëtarja e futbollit e Maqedonisë së Veriut sonte në orën 20:45 pret Gjermaninë në një ndeshje të grupit J të xhiros së 8-të në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.

Marketing

Lojtarët e zgjedhur të trajnerit Blagoja Milevski paralajmërojnë përpjekje maksimale dhe një surprizë të re kundër kundërshtarit të fortë që tashmë ishte mundur një herë në këtë cikël.

Kapiteni Stefan Ristovski në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes kërkoi lojë të disiplinuar.

Gjermania është maja e futbollit botëror dhe duhet përgjigjur me disiplinë taktike dhe fizike. Gjigantët si Gjermania nuk i falin gabimet, ju japin shumë pak dhe ato duhet të përdoren. Si lojtar me përvojë, duhet të them se gjithçka që do të na ofrohet duhet të përdoret, tha Ristovski.

Ndeshja do të zhvillohet  në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Marketing