Futbollisti dhunon arbitrin, më pas vetëvritet! (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një ligë amatore futbolli në Argjentinë, ku një futbollist 24-vjeçar, Ëilliams Alexander Tapon (24 vjeç), ka kryer vetëvrasje pasi dhunoi brutalisht gjyqtarin në ndeshjen ku ishte në fushë.
Në pamjet e shpërndara nga mediat vendase duket Tapon duke plagosur rëndë arbitrin. Kur shoku i tij i skuadrës mori kartonin e kuq, Tapon fillimisht filloi ta godiste gjyqtarin me grushte dhe më pas e goditi me shkelm në kokë.

Gjyqtari ka përfunduar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Avokati i tij ka ngritur padi kundër futbollistit për tentativë vrasje.

Rasti trazoi Argjentinën, me futbollistin e ri që u gjend në qendër të kritikave dhe i gjithë publiku u kthye kundër tij. Që nga ish-futbollistë e deri te trajnerët, të gjithë i bënë presion lojtarit të ri për t’u dënuar rëndë.

Marketing

Mesa duket, futbollisti i ri nuk e ka duruar dot presionin dhe ka qëlluar veten në stacionin e trenit në qytetin Aveljaned. Për ta bërë ditën edhe më të trishtë, Ëilliams Tapon i dërgoi familjes së tij një mesazh audio lamtumire.

Për këtë publiku u njoftua nga njëra prej motrave të tij, e cila publikoi dhe mesazhin e lamtumirës që kishte lënë i riu.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2023/07/eNmoP.mp4?_=1