Anëtarët e IFFHS, Instituti i Statistikave në Futboll, kanë votuar “Futbollistin më të mirë të Dekadës 2011-2020) sipas konfederatave.
Lionel Messi ka marrë shumicën e votave dhe duke u rënditur i pari, ndërsa pas tij vjen portugezi Cristiano Ronaldo dhe spanjolli Andres Iniesta.
Gigi Buffon është italiani i vetëm në Top 10, ndërsa bien në sy edhe prezenca e Ibrahimoviç, Modriç dhe Lewandowski.
“Dueli botëror midis Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, dy lojtarët më të mirë të dekadës, ishte interesant dhe i pasigurt deri në fund të votimit. Messi dhe Ronaldo patjetër do të hyjnë në historinë e futbollit!”, lexohet në komunikatën e IFFHS.
Anëtarë të Federatës së lartpërmendur janë të shpërndarë në më shumë se 150 vende në mbarë botën.