Ballina Sport “Futbollisti i Dekadës”, Messi mposht Ronaldon (Foto)

“Futbollisti i Dekadës”, Messi mposht Ronaldon (Foto)

Anëtarët e IFFHS, Instituti i Statistikave në Futboll, kanë votuar “Futbollistin më të mirë të Dekadës 2011-2020)  sipas konfederatave.

Marketing

Lionel Messi ka marrë shumicën e votave dhe duke u rënditur i pari, ndërsa pas tij vjen portugezi Cristiano Ronaldo dhe spanjolli Andres Iniesta.

Gigi Buffon është italiani i vetëm në Top 10, ndërsa bien në sy edhe prezenca e Ibrahimoviç, Modriç dhe Lewandowski.

“Dueli botëror midis Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, dy lojtarët më të mirë të dekadës, ishte interesant dhe i pasigurt deri në fund të votimit. Messi dhe Ronaldo patjetër do të hyjnë në historinë e futbollit!”,  lexohet në komunikatën e IFFHS.

Anëtarë të Federatës së lartpërmendur janë të shpërndarë në më shumë se 150 vende në mbarë botën.

Exit mobile version