Futbollisti i njohur: Nusen e dua shqiptare…

Jasir Asani është një nga futbollistët më të spikatur të Kombëtares gjatë rrugëtimit të skuadrës në EURO 2024. Mëngjesin e kësaj të enjte ai ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku përveç karrierës ka folur edhe në lidhje me jetën e tij private.

Marketing

Përsa i përket familjes, Asani shprehet se kanë qenë shumë mbështetës për të gjatë karrierës në futboll. Ndërsa për jetën e tij private, ai tregoi se është në një lidhje dashure dhe se është gati dhe për martesën.

“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Jam gati për martesë. Duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak”, tha futbollisti i njohur.

Ndërkohë në fund të intervistës, Asani e ka mbyllur me një mesazh të bukur për të gjithë:

“Me këtë grup do të bëjmë gjëra të mëdha në Gjermani dhe do i bëjmë krenar tifozët!”, tha ai.