Futbollisti i pamëshirshëm, godet në fytyrë gjyqtarin

Të martën ndeshja e futbollit të sallës në Brazil, e vlefshme për Ligën e Dytë, mes Fluminense Bahia dhe Atlético Brasileense, ka përfunduar 16 minuta para kohës së rregullt. Shakak është bërë dhuna e ushtruar nga një lojtar i Atletico Brasileense-s ndaj gjyqtarit të takimit.

Marketing

Gjithçka nisi për shkak të aksionit të Fluminense Bahia që përfundoi në gol. Një lojtari i kësaj skuadre shtyu futbollistin e Atlético Brasileense, Alcione, para se të pasonte për shokun e skuadrës i cili do ta dërgonte rezultatin në 6-4.

Kjo për Alcione ishte e padurueshme dhe ai iu vërsul arbitrit Marcos Nogueira, të cilin fillimisht e goditi me kokë. Kjo nuk ishte gjithçka, pasi teksa ishte i shtrirë në tokë, futbollisti i Atlético Brasileense e goditi me shqelm në kokë arbitrin.

Këto janë dhe shenjat e gjakut të gjyqtarit Marcos në sallën “Álvaro Dantas”.

Menjëherë futbollisti u shoqërua nga policia ushtarake e cila e dërgoi para sigurisë publike të kryeqytetit të Akrit. Ai firmosi një urdhër të kufizimit të lëvizjes dhe në ditët në vijim do të njihet edhe dënimin që do të marrë.