23-vjeçari po kalon një formë fantastike, ndërkohë që deri në këtë fazë të sezonit numëron 24 gola dhe 10 asistime.
Ecuria shumë e mirë ka bërë që Foden të përzgjidhet si futbollisti i vitit në Premier League nga shtypi ishullor.
Mesfushori i avancuar me 42% të votave, ka lënë pas Declan Rice të Arsenalit dhe Rodrin, shokun e tij të skuadrës te Citizens.
Foden bëhet futbollisti i tretë i ekipit të Pep Guardiolës që fiton këtë çmim gjatë katër viteve të fundit.
Rubin Dias triumfoi në vitin 2021, ndërkohë që vitin e kaluar ky çmim shkoi për norvegjezin Erling Haaland.