Futbollisti italian “rrëmbehet” në ndeshjen e tij të fundit

Kemi dëgjuar shumë gjëra gjatë jetës tonë, por kjo histori nga Italia mund të jetë kulmi.

Marketing

Ignazio Barbagallo, një futbollist amator 55-vjeçar, i njohur për shakatë e tij, ishte duke luajtur ndeshjen e fundit për Viagrande gjatë fundjavës së kaluar dhe vendosi të largohej me një zhurmë të madhe.

Në ndeshjen brenda ndaj Nebrodit, Barbagello bëri sikur e morën peng nga disa gangsterë që kanë ulur helikopterin në fushën e lojës.

Problemi i vetëm ishte se çdo gjë ishte e parapërgatitur nga vetë Barbagello.
Fusha e Viagrande është skualifikuar për një muaj dhe klubi është gjobitur me 200 euro.

Marketing