Futbollisti padit Pfizer dhe federatën franceze me akuzat se vaksina i dha fund karrierës së tij

Sulmuesi 30-vjeçar i skuadrës franceze të Laval, Francois-Xavier Fumu Tamuzo ka paditur prodhuesit e vaksinave Pfizer dhe federatën franceze të futbollit pasi beson se tre vaksinat që i është kërkuar të bëjë e kanë lënë të paaftë për të luajtur në nivel kompetitiv.

Marketing

Ish-sulmuesi i Auxerre ka qenë shumicën e kohës i paaftë për të luajtur tre sezonet e fundit dhe beson se arsyeja për këtë është vaksina COVID-19.

Tamuzo, i cili është aktualisht me klubin e kategorise Ligue 2, Stade Laval ka njoftuar tërheqjen nga futbolli kur të mbarojë kontrata e tij këtë verë, duke cituar dëmtimet e brendshme si arsye kryesore e largimit.

Që kur erdhi me klubin e fundit në mars 2021, ai ka bërë vetëm 13 paraqitje në stadiumin Stade Lavallois prej shëndetit të keq.

Tamuzo beson se ka një lidhje mes problemeve të tij të fundit shëndetësore dhe vaksinës COVID-19.

Rrejti vendas France Bleu, tha se Tamuzo po padit kompanitë Pfizer-Germany e BioNTech si prodhuese të vaksinës, grupin Pfizer-France si shpërndarës, ashtu si dhe federatën franceze të futbollit që ka kërkuar vaksinimin e futbollistëve.

Seanca e parë e cështjes pritet më 2 korrik në Gjykatën e Rrethit të Parisit.

Tamuzo ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer në korrik 2021, dhe të dytën dy muaj më vonë, kur dhe nisën problemet e tij shëndetsore, ka treguar francezi për mediat.

Ai dëmtoi rëndë gjurin në verë dhe më pas këputi një tendon të këmbës në tetor.

Në mars 2022, Tamuzo pësoi një tjetër këputje filamentesh në këmbë, por vendosi të merrte dozën e tretë të vaksinës sipas rekomandimeve.

“Tani mezi eci, vrapimi është i pamundur”, tha ish-sulmunesi për rrjetin France Bleu. “Kur dua të ngjis shkallët ose te arrij një raft të lartë, dhimbja është e padurueshme. Dua të di përse trupi im ndaloi së funksionuari”, pyet ai.

Avokati i tij, Eric Lanzarone, tha: “Për dy vjet klienti im vriste mendjen dhe nuk ka pasur dyshime për efektet anësore negative të vaksinës, por sot ai e di që ekzistojnë dhe asnjë nuk mund t’i mohojë. Kur u shtuan shqetësimet e tij ai pyeti specialistë që i shprehën këtë dyshim”.

“Vaksina u bë e detyrueshme për futbollistët profesionistë, prandaj federata franceze ka përgjegjësi te madhe këtu, pasi ajo krijoi protokollin e rregullave që më pas u bë ligj”, shtoi avokati.

Tamuzo kërkon dëmshpërblim financiar për të mbuluar shpenzimet e tërheqjes së tij të parakohshme nga sporti.

Marketing