28/12/2024
Ballina Sport Futbollisti që bëri lëmsh Katar 2022 nuk do jetë në listë

Futbollisti që bëri lëmsh Katar 2022 nuk do jetë në listë

Marketing

Pas kualifikimit të Ekuadorit, Kili reklamoi ndeshjet e luajtura me këtë përfaqësuese për shkak se kishte zbuluar se në fakt Kastijo ishte kolumbian dhe kishte falsifikuar dokumentet për të qenë pjesë e kësaj përfaqësueseje.

Çështja shkoi në FIFA dhe pastaj në KAS të Lozanës, duke bërë që skuadrat e eliminuara në kualifikuese të shpresonin deri në fund se mund të merrnin vendin e Ekuadorit. Por KAS vendosi pak ditë më parë se kualifikimi ishte i rregullt, duke i dhënë fund rrëmujës që ishte krijuar për aktivitetin në fjalë.

Në mungesë të një liste të konfirmuar, zyrtarizmin e ka bërë ambasadori i Ekuadorit në Katar, Paskual Del Kiopo. “Për fat të keq nuk do të vijë Bajron Kastijo. Do të ishte si të fitojë një trofe që ai të vinte dhe të shënonte një gol, por për fat të keq, lajmi që kemi ne është se nuk do të vijë. Ky është një vendim që ka marrë Federata, një vendim për të shmangur probleme në të ardhmen”, theksoi ai.

Vendimi i KAS të Lozanës dekretoi se Ekuadori mund të merrte pjesë në Botëror, por ndërkohë i hoqi tre pikë për eliminatoret e ardhshme, si dhe i detyroi të paguanin një gjobë prej 100 mijë frangash zvicerane për dokumentacionin e Kastijos.

Marketing