Futbollisti shqiptar shënon dy gola në fitoren e thellë të skuadrës së Gerrardit

Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Eros Grezda i ka shënuar dy gola për klubin e tij Rangers, trajner i të cilit është legjenda e Liverpooli Steven Gerrard.

Marketing

Rangers ka shënuar fitore të thellë 7-1 ndaj Motherwell në ligën skoceze, dhe momentalisht është në pozitën e tretë me 24 pikë.

Eros Grezda golin e parë e shënoi në minutën e 68’ për 6-1 kurse golin e shtatë e shënoi përsëri Grezda në minutën e 75’ të takimit.

I lindur në Gjakovë, Grezda 23-vjeçar luan për Kombëtaren e Shqipërisë, dhe ka nëntë paraqitje ku ka shënuar një gol.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/futbollisti-shqiptar-shenon-dy-gola-ne-fitoren-e-thelle-te-skuadres-se-gerrardit-594258/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Marketing