Futbollistin e njohur nuk e lanë të martohet për shkak të futbollit (FOTO)

Futbollisti i Totenhemit Son Heung-Min, i ka surprizuar të gjithë me përgjigjen e tij, në një intervistë të dhënë për prestigjiozen britanike “The Guardian”.

Marketing

Koreani 26-vjeçar ka zbuluar kushtin e çuditshëm të vendosur nga babai, për sa i përket martesës.

“Babai më ka thënë se nuk do të martohem deri sa të tërhiqem nga futbolli dhe kam rënë dakord.

Kur martohesh, e para duhet të jetë familja, bashkëshortja me fëmijët dhe pastaj futbolli.

Dua të sigurohet që ndërsa luaj në nivele të larta, futbolli të jetë primar.

Ky sport, për mua aktualisht është primar. Ju nuk e dini sa kohë mund të luani në nivele të larta.

Kur tërhiqesh nga futbolli, ose kur je 33-34 vjeç, ende ke kohë për të krijuar familjen tënde”, u shpreh Son.