Kampioni i Maqedonisë në futsal, skuadra e Fustal Shkupit, pësoi disfatë të rëndë në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, duke u mundur nga skuadra e Zaporozhjes me rezultat 1-5. Skuadra ukrainase arsyetoi epitetin e favoritit dhe me dy gola të shpejtë mbylli pjesën e parë. Në vazhdim, De Rosa shënoi golin e tretë për Zaporozhjen, ndërsa Klaudio me autogol, nxiti edhe më shumë përballjen në Ukarinë.
Mirëpo, protogonistët e golave, në fund të takimit, arritën që të shënojnë dy herë në portën e Fustal Shkupit, për të vendosur rezultatin përfundimtar. Skuadra vendase me plot meritë kalon në mesin e 16 skuadrave më të mirë, duke parë edhe pjesën statistikore, e cila flet për më shumë tentime drejt portës së Futsal Shkuput.