Në rrjetet sociale qarkullon një video ku dëgjohet se si një person ofendon dhe sulmon në mënyrë verbale disa shtetas të Kinës në Qendrën të Shkupit. Ai në disa raste drejtohet me sharje deri tek grupi i shtetasve kinezë dhe kërkon nga ata të largohen nga vendi për shkak se gjoja bartin virusin korona.
Lidhur me sulmin ka reaguar edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili ka thënë se një vepër e tillë është turp për tërë qytetin dhe ka kërkuar falje nga kinezët.
“Në Shkup nuk do të toleroj në Shkup sjellje të tillë. Ju bëj thirrje organeve kompetente të nisin hetim për këtë incident ngase është një njollë serioze për qytetin dhe vendin. Jo, ksenofobisë dhe racizmit. Qyteti i Shkupit është qytet i hapur. Qytet për të gjithë”, ka shkruar Shilegov.