Fyerjet raciste ndaj Maingan-it, dënohet klubi italian

FILE PHOTO: Soccer Football - Serie A - Udinese v AC Milan - Dacia Arena, Udine, Italy - January 20, 2024 AC Milan's Mike Maignan applauds fans after the match REUTERS/Jennifer Lorenzini/File Photo

Komiteti disiplinor i Serie A, ka marrë vendim që të dënojë Udinesen me një ndeshje pa tifozë pas fyerjeve raciste ndaj portierit të Milanit, Mike Maignan.

Marketing

28-vjeçari, gjatë ndeshjes së djeshme ku fituan me rezultatin 3-2 ka marrë fyerje të vazhdueshme në pjesën e parë ku edhe u ndërpre ndeshja për 5 minuta.

Më tutje, Udinese ka deklaruar se do gjejë personin përgjegjës për këtë ngjarje dhe do përballet me ndalim të përjetshëm për të shikuar të gjitha ndeshjet e klubit.

Maignan sfidoi autoritetet e futbollit të Italisë të dielën duke thënë: “Nëse nuk bëni asgjë, do të jeni gjithashtu bashkëpunëtor”.

E shtuna nuk ishte hera e parë që Maignan është abuzuar në mënyrë raciale nga mbështetësit në Itali, pasi ai u vu në shënjestër nga një tifoz i Juventusit në shtator 2021.