Ministrat e Jashtëm të shtatë shteteve më të fuqishme në botë kanë mbajtur takim në Berlin, ku dhe kanë drejtuar thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Ato kërkojnë që të dyja shtetet të angazhohen me konstruktiviteti në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Ato duhet të t’i zbatojmë plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura më parë pa ndonjë vonesë dhe që t’i normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që do të mundësonte realizimin e perspektivës respektive evropiane, do të kontribuonte në stabilitetin rajonal dhe do t’i sillte të mira rajonit”, thuhet në kumtesën e përbashkët të lëshuar këtë të shtunë, transmeton KlanKosova.tv.
“Në mbështesim përparimin përmes bashkëpunimit rajonal gjithëpërfshirës dhe tranzicionin energjetik, veçanërisht përmes Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor sipas kornizës së Procesit të Berlinit”.
ShBA, Kanadaja, Japonia, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca i kanë përshëndetur sanksionet e vendosura nga Kosova ndaj Rusisë dhe ngjashëm kanë kërkuar që të veprojë edhe Serbia.