Ish-gjykatësja kushtetuese dhe tani drejtore e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik në një intervistë për Radio Evropën e Lirë thotë se nuk e di se sa është motivuese të punohet në prokurorinë publike. Ajo thekson se ka mungesë të bashkëpunëtorëve profesional të cilët institucioni mund t’i zgjedhë vetëm me konkurs. Sipas Gaber- Damjanovska, shteti duhet të investojë më shumë para në prokurori.
Është fakt që në opinion është theksuar se ka mungesë të madhe të personelit, veçanërisht në pjesën e prokurorisë publike. Më vjen keq që në vitin 2016, kur është dashur të hapeshin më shumë vende për dëgjues të rinj në Akademi, 60 vende që ishin planifikuar, nuk arritën të regjistroheshin. Praktikisht, atëherë thirrja u anulua për shkak të rastit të certifikatave gjuhësore dhe ndoshta për shkak të kësaj, dhe disa faktorëve tjerë, i gjithë konteksti është i tillë që për momentin ka mungesë të madhe të personelit “, pohoi Natasha Gaber – Damjanovska, drejtore e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik.