Intervista me Viktor Gaber, Komiteti ndërdisiplinor për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
Formulimet lidhur me masakrat, vrasjet e dhunimet në periudha të caktuara historike si dhe çështje të tjera që nxisin urrejtje ndër-fqinjësore pritet të çrrënjosjen nga tekstet shkollore të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Shefi i ekipit të ekspertëve të Maqedonisë së Veriut nga Komiteti për çështje të historisë Viktor Gaber në një intervistë për Alsat zbulon se dallime me grekët ekzistojnë edhe për historinë e popullit shqiptar.
Nga ana tjetër Gaber sqaron se Greqia kritikon periudhën dhe figurat që lidhen me formimin e Republikës së Maqedonisë. Gaber thotë se revidimi i librave duhet të përfundojë deri në shtator megjithatë sipas tij nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes së këtij afati për shkak të procesit të ndërlikuar.
Zoti Gaber çfarë është kontestuese për historinë maqedonase në librat grek?
“Momentalisht nuk i dimë çështjet kontestuese por pasi hymë në konceptin e dallimeve që ekzistojnë në sistemin arsimor të njërës dhe palës tjetër parandjenjë dhe e dimë se çështje të caktuara të cilat në të kaluarën kanë shkaktuar probleme janë zbatuar edhe në librat respektivisht programet mësimore i përmbajnë këto çështje…Psh kur flasin për periudhën otomane se ka pasur shumë të masakruar, përdhunuar popullata që ka qenë e okupuar apo gjatë luftërave ballkanike njëra ushtri ka masakruar..pra formulime të tilla që shkaktojnë ndjenjë jo të mirë dhe ndikojnë negativisht në edukimin e gjeneratave të reja do të përpiqemi t’i shmangim. Qëllimi i Marrëveshjes së Prespës është të ecim përpara të hapet perspektiva evropiane e të rinjve që nesër do të duhet të bashkëpunojnë pavarësisht nëse do të bashkëpunojnë në fushën e kulturës, ekonomisë apo politikës të mos jenë të ngarkuar me të shkuarën..”.
A ka çështje kontestuese edhe lidhur me historinë e popullit shqiptar nga Maqedonia në librat grek?
“Nuk do të thosha se ka përmbajtje problematike por qasje të caktuar, të cilën çdo komb e ndërton ndaj kombit tjetër psh. Ilirët, kur dhe si kanë formuar struktura të caktuara, sa kanë ndikuar ndaj popujve tjerë, sa popujt e tjerë kanë ndikuar ndaj ilirëve.
Vazhdimësia e zhvillimit të marrëdhënieve mes njerëzve antik dhe ilirëve, Maqedonia antike dhe ilirët..pra këtu duhet të ketë një dimension të multi-perspektivës. T’iu japim mundësi nxënësve të mësojnë se si këto çështje trajtohen në historinë greke dhe në mendimet shkencore ndërkombëtare por edhe në të tonën në Republikën e Maqedonisë”.
Cilat janë kritikat kryesore të palës greke sa iu përket librave tona?
“Kritikat kryesore të palës greke se historia jonë e formuar në bazë shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore nuk përkon më historinë e tyre apo “të vërtetën” e tyre se si janë zhvilluar proceset në këtë pjesë të Ballkanit, kur është formuar Republika e Maqedonisë, po ka qenë federata, por tani me emancipimin e marrëdhënieve në këtë pjesë të Ballkanit vjen deri te një qasje më ndryshe se si kanë ndodhur ato ngjarje historike dhe cilët njerëz kanë ndikuar te ato ngjarje historike. Ata duhet të hynë në një proces adaptimi të ngjarjeve historike”.
Z. Gaber si do të zgjidhet ky problem, a do të fshihen përmbajtjet kontestuese nga librat apo vetëm do të riformulohen dhe a ka një kornizë kohore kur do të ndodh kjo?
“Ne nuk duam të fshihet asgjë. Nëse ekziston ndonjë fakt historik me rëndësi është ai të interpretohet në mënyrë që nxënësit ta pranojnë me qëllim të mirë dhe ta kuptojnë fqinjin përse dhe si në një periudhë të caktuar ka ndodhur ajo ngjarje. Në histori ka edhe ngjarje të ndjeshme, maskara dhe viktima por ajo duhet të sqarohet se si ka ndodhur, sqarimi është thelbi i punës tonë, t’i ulim tensionet, nacionalizmin që ka qenë i pranishëm gjatë formimit të shteteve.
Tani të krijojmë një fazë të re marrëdhënieve që të mund ato çështje negative ti shmangim dhe hapim perspektiva të reja.. Marrëveshja e Prespës kërkon që vitin e ardhshëm shkollor ato gjëra të hiqen nga librat por duke pasur parasysh procedurat ne do të bëjmë çmos që ta mbërrimë atë afat, por nëse nuk mbërrimë ta nisim procesin dhe përfundojmë për vitin tjetër shkollor”.