Ekspertëve grekë u janë dorëzuar të gjitha tekstet shkollore të Maqedonisë, ka bërë të ditur për njofton “Faktor”, kryetari i Komisionit të Maqedonisë për heqjen e irredentizmit, Viktor Gaber.
Ai shprehet i kënaqur me bisedimet fillestare dhe vlerëson se ka vullnet nga të dyja palët për bashkëpunim.
Në takimin në Selanik është miratuar rregullorja për punë, me çka është konfirmuar dinamika e takimeve të ardhshme. Duke qenë se bisedimet janë në një fazë të hershme, Gaber nuk zbulon se cilat janë temat që sipas tij, do të shkaktonin më shumë polemika.
Lidhur me toponimet në tekstet shkollore, siç është thirrja e Thesaloniki apo e Selanikut, Bitolës apo Manastirit, ai thekson se në këtë pjesë përdoren konventa ndërkombëtare që janë të favorshme për Maqedoninë.