Është dramatik skenari që po përgatitet të ndodhë në Maqedoninë e Veriut pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, si pasojë e humbjes së thellë në zgjedhjet lokale.
Partia e tij, LSDM nuk e ka më mazhorancën, për shkak të largimit nga koalicioni të lëvizjes shqiptare “Besa”, e drejtuar nga Bilall Kasami.
Largimi do të kishte qenë i natyrshëm, nëse “Besa” dhe dy parti të tjera shqiptare, “Aleanca” e Zijadin Selës “Alternativa” e Afrim Gashit, nuk do të ishin ulur menjëherë në tavolinë me partinë më anti-shqiptare të rajonit, lëvizjen fashiste “Levica” të drejtuar nga Dimitar Apasiev. Dhe ky është një gabim historik.
Kjo foto i tregon ata së bashku me nacionalistin Hristian Mickovski, lideri i opozitës dhe VMRO -DPMNE.
Të gjitha këto parti bashkë bëjnë së bashku 61 deputetë. Por ky është koalicioni më anti-shqiptar, anti-europian, anti SHBA dhe anti-NATO i formuar ndonjëherë në bashkëpunim me shqiptarët.
Megjithatë, asgjë s’ësht e sigurt.
Në korridoret e politikës në Shkup përflitet që ka deputetë shqiptarë brenda këtyre partive që nuk do ta të përkrahin një shumicë reaksionare dhe anti-shqiptare.
Apasiev dhe partia e tij Levica (e majta) në programin e vet e kane heqjen e njohjes për e Republikes së Kosovës, shfuqizimin e marrëveshjes së Ohrit, anulimin e gjuhës shqipe, largimin nga NATO, dhe pika te tjera programore që janë në kundërshtim te drejtpërdrejt me shqiptaret por edhe me aleatet tanë amerikan.
Rrjetet sociale vërshuan mbrëmë me fotografinë e koalicionit të ashtuquajtur “ANTI” dhe me kritika te mëdha për tradhti.
Këtë zhvillim shqetësues dhe destabilizues në Shkup e nxiti dorëheqja e Zaevit por edhe largimi i Besës së Bilall Kasamit nga koalicioni qeveritar me tre deputetët e tij edhe pse ata ishim zgjedhur në listat zgjedhore si deputet te LSDM-së së Zaevit.
Këto zhvillime dëmtojnë edhe Shqipërinë pasi Tirana dhe Shkupi bashkërisht po presin lajme te mira nga Këshilli i BE-së në dhjetor për çeljen e negociatave për anëtarësim te Shqipërisë dhe Maqedonisë V. në Bashkimin Evropian.