Loris Karius është i pandreqshëm, nuk i shmang dot gafat e rënda, si ato në finalen e Championsit të dy viteve më parë.
Ish-portieri i Liverpoolit, tashmë në radhët e Besiktasit në Turqi, mbrëmë u kofirmua “gardiani” i gabimeve qesharake.
Në sfidën e Europa Leagues kundër Slovan Bratislavës, e humbur 4-2, pas një daljeje të shëmtuar jo vetëm që nuk e goditi mirë topin më kokë, por rrëzoi edhe shokun e skuadrës, duke u dhënë mundësinë futbollistëve kundërshtarë të zhbllokonin rezultatin (realizoi Kolar).
Portierit gjerman, në mënyrë të përsëritur i shfaqen makthet e finales Real-Liverpool, ku ai mori protagonizmin me gafat e tij.
https://tiger.cdnja.co/v/q5/Q5vm.mp4?secure=3uKXJbz6OOdHHoE5lrV4tQ&expires=1568968200